Ture 360° Street View Satelitore Transit Prona Portofol Rreth nesh Kontakt
Kontakt

Le ta vendosim biznesin tënd në hartë

I vetmi ofrues i certifikuar Google Street View Trusted & Google Partner në Shqipëri. Na shkruaj në WhatsApp ose dërgo një mesazh - të përgjigjemi zakonisht brenda pak orësh, nga e hëna në të shtunë.

Google Street View Trusted Google Partner
Na kontakto direkt

Bisedo me një ekspert, jo me një robot

Tregona pak për biznesin dhe zonën tënde - hotel, restorant, agroturizëm, apartament apo pronë në shitje. Të kthejmë me një plan konkret dhe një ofertë të qartë, pa angazhim.

WhatsApp / Telefon+355 69 346 4984
Emailinfo@ultra3d.eu
Zona që mbulojmëTiranë & gjithë bregdeti: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Durrës
OrariE hënë - e shtunë, 09:00 - 19:00
Hap bisedën në WhatsApp

Përgjigje e shpejtë, pa angazhim, ofertë falas

Zyra jonë - Ultra 3D, Tiranë

Pika zyrtare e biznesit (Google Partner). Na gjej në Google Maps ose na shkruaj kurdo.

Nga mesazhi te publikimi në Google - në 4 hapa

Një proces i thjeshtë dhe transparent. Ti merresh me biznesin, ne merremi me Google.

1. Na kontakton

Na shkruan në WhatsApp ose plotëson formën. Na tregon llojin e biznesit, zonën dhe çfarë dëshiron - tur 360°, Street View apo satelitore.

2. Ofertë e qartë

Të kthejmë me një ofertë konkrete dhe transparente, pa kosto të fshehura. Për satelitoren, çmimi llogaritet saktë sipas sipërfaqes.

3. Xhirimi profesional

Vijmë te ti me pajisje profesionale 360°. Xhirimi është i shpejtë dhe nuk e ndërpret punën e biznesit tënd.

4. Publikim në Google

E përpunojmë dhe e publikojmë zyrtarisht në Google Maps & Street View. Pamja jote qëndron e përhershme në hartën e botës.

Përgjigjet që na pyesin më shpesh

Nuk e gjen përgjigjen? Na shkruaj në WhatsApp dhe ta sqarojmë brenda pak minutash.

A jeni vërtet të certifikuar nga Google?

Po. Jemi i vetmi ofrues Google Street View Trusted & Google Partner në Shqipëri - puna publikohet zyrtarisht në Google.

Sa kushton?

Varet nga shërbimi dhe madhësia e ambientit. Për pamjen satelitore çmimi llogaritet sipas sipërfaqes; për ture 360° të japim ofertë pas një bisede të shkurtër.

Në cilat zona punoni?

Tiranë dhe gjithë bregdeti shqiptar - gjithë Shqipërinë.

Sa zgjat publikimi?

Pas xhirimit, përpunimi dhe publikimi në Google bëhen zakonisht brenda pak ditësh, sipas projektit.

A qëndron pamja përgjithmonë?

Po - publikimi është zyrtar te Google, jo në një server privat që mund të bjerë. Mbetet e përhershme në hartë.

Gati për të dalë në krye të Google?

Bëhu biznesi që duket më profesional në zonën tënde - me ture 360°, Street View dhe satelitore zyrtare nga Google. Hapi i parë është një mesazh.

Shkruaj në WhatsApp Dërgo një mesazh