Bisedo me një ekspert, jo me një robot
Tregona pak për biznesin dhe zonën tënde - hotel, restorant, agroturizëm, apartament apo pronë në shitje. Të kthejmë me një plan konkret dhe një ofertë të qartë, pa angazhim.
Përgjigje e shpejtë, pa angazhim, ofertë falas
Zyra jonë - Ultra 3D, Tiranë
Pika zyrtare e biznesit (Google Partner). Na gjej në Google Maps ose na shkruaj kurdo.
Nga mesazhi te publikimi në Google - në 4 hapa
Një proces i thjeshtë dhe transparent. Ti merresh me biznesin, ne merremi me Google.
1. Na kontakton
Na shkruan në WhatsApp ose plotëson formën. Na tregon llojin e biznesit, zonën dhe çfarë dëshiron - tur 360°, Street View apo satelitore.
2. Ofertë e qartë
Të kthejmë me një ofertë konkrete dhe transparente, pa kosto të fshehura. Për satelitoren, çmimi llogaritet saktë sipas sipërfaqes.
3. Xhirimi profesional
Vijmë te ti me pajisje profesionale 360°. Xhirimi është i shpejtë dhe nuk e ndërpret punën e biznesit tënd.
4. Publikim në Google
E përpunojmë dhe e publikojmë zyrtarisht në Google Maps & Street View. Pamja jote qëndron e përhershme në hartën e botës.
Përgjigjet që na pyesin më shpesh
Nuk e gjen përgjigjen? Na shkruaj në WhatsApp dhe ta sqarojmë brenda pak minutash.
A jeni vërtet të certifikuar nga Google?
Po. Jemi i vetmi ofrues Google Street View Trusted & Google Partner në Shqipëri - puna publikohet zyrtarisht në Google.
Sa kushton?
Varet nga shërbimi dhe madhësia e ambientit. Për pamjen satelitore çmimi llogaritet sipas sipërfaqes; për ture 360° të japim ofertë pas një bisede të shkurtër.
Në cilat zona punoni?
Tiranë dhe gjithë bregdeti shqiptar - gjithë Shqipërinë.
Sa zgjat publikimi?
Pas xhirimit, përpunimi dhe publikimi në Google bëhen zakonisht brenda pak ditësh, sipas projektit.
A qëndron pamja përgjithmonë?
Po - publikimi është zyrtar te Google, jo në një server privat që mund të bjerë. Mbetet e përhershme në hartë.
Gati për të dalë në krye të Google?
Bëhu biznesi që duket më profesional në zonën tënde - me ture 360°, Street View dhe satelitore zyrtare nga Google. Hapi i parë është një mesazh.